Një person është arrestuar mbrëmë pas mesnate në Fushë Kosovë, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin e ka denoncuar në Polici viktima, e cila më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e dhunës.
Sipas burimeve,i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.