Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”, njofton Gazeta Sinjali.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Lagjen 29 të Fushë-Kosovës.
“Në lidhje me rastin pas hetimeve të zhvilluara me 03.08.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërkohë, policia bënë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.