Një person është arrestuar dje rreth orës 11:50 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Gazeta Sinjali ka mësuar edhe arsyen e ndaljes së tij.
Burimet brenda Policisë i thanë Sinjalit se i dyshuari ishte nën kërkim pasi dyshohej se kishte kryer veprën penale “grabitje”.
Siç mëson Sinjali, pasi ai u dërgua para Gjykatës Themelore në Pejë, iu shqiptua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /GazetaSinjali/