Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, dje rreth orës 19:30, në Aeroportin “Adem Jashari”, njofton Gazeta Sinjali.
I dyshuari u arrestua, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti me dokumente udhëtimi të një shteti tjetër e që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.