Policia e Kosovës ka arritur që mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të arrestojë 36-vjeçarin me inicialet B.A., shkruan Gazeta Sinjali.
36-vjeçari kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një muaji.
Policia ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.