Sot, në orët e mëngjesit Policia e Kosovës e ka vënë në pranga një person (emër i njohur për redaksinë) në pikën kufitare në Jarinje. Zyrtarët policorë e ndaluan të dyshuarin për kontroll, por u doli se i njëjti kishte një urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u prangos në Jarinje është kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, konkretisht dega Istog.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Stacionin Policor në Klinë.
Sinjali po ashtu mëson se në lidhje me të dyshuarit do të njoftohet gjyqtari i lëndës, ku do të veprohet sipas udhëzimeve të tij.
Kujtojmë se vetëm dje janë kapur 6 persona të kërkuar nga gjykatat në Kosovë, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.