Një person është arrestuar sot rreth orës 08:15 në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Sipas burimeve, i dyshuari ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim.
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.