Policia e Kosovës ka arrestuar 1 person në Pejë, pasi iu gjetën 3 armë dhe 3 karikatorë.
Përmes një komunikate policia ka njoftuar se pas bastisjes në shtëpin e të dyshuarit V.S. i janë gjetur dhe janë sekuestruar 3 armë dhe 3 karikatorë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, me datën 5 nëntor 2019 rreth orës 06:00, të asistuar edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), si dhe njësitë patrulluese, kanë zbatuar urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë, për bastisjen-kontrollin e të dyshuarit dhe shtëpisë së tij.
I arrestuar në këtë rast është V. S., gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 3 armë dhe 3 karikatorë” thuhet në komunikatë.
Sipas tyre në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit i dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. /Gazeta Sinjali/