image Serbi në gjendje të dehur sulmon policin në Lipjan, arrestohet

Kosovë

Siguri// Serbi në gjendje të dehur sulmon policin në Lipjan, arrestohet

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në gjendje të dehur pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një polic në Lipjan.

 I arrestuari dyshohet nuk ka pranuar tu bindet urdhrave të policisë.

“Rr. Xhevdet Breznica, Lipjan 25.01.2020-03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti në gjendje të dehur, dhe duke i refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtarëve policor për t’u identifikuar e ka sulmuar fizikisht  njërin nga zyrtarët policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/