Është arrestuar një mashkull i cili me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ku menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së vozitësit, i cili më pas nuk ka mundur ta ndal veturën.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/