image Arrestohet një mjek, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Siguri

Arrestohet një mjek, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

news image

Një person me inicialet B.A me profesion mjek është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

“Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/