Policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një person me inicialet R.T., 35-vjeçar, pasi që i njëjti ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
35-vjeçari kërkohej për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, vepër kjo me dënim burgimi prej 120 ditëve.
“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.