Policia britanike ka arrestuar një burrë që mbërriti përmes një fluturimi nga Turqia për në aeroportin Heathrow të Londrës me dyshimin se kishte kryer krime në Siri.
Ai u akuzua më pas për terrorizëm.
Mamun Rashid, 26-vjeç, do të dalë nesër në gjykatë me akuzën e përgatitjes së një akti terrorist, tha policia britanike.
Reuters tha se ai u arrestua me dyshimin e përfshirjes në krime të lidhura me konfliktin në Siri.
Agjencia britanike gjithashtu deklaron se Turqia ka filluar dërgimin e ish-anëtarëve të Shtetit Islamik në vendet e tyre të lindjes nga burgjet e tyre./Gazeta Sinjali/