image Arrestohet një i dyshuar për falsifikim dokumentesh
[wp-story id="814678"]

Siguri

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim dokumentesh

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit’, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari shtetas palestinez ka paraqitur një leje qëndrim të Suedisë për të cilën dyshohet se është e falsifikuar.

Dokumentet që dyshohen se janë të falsifikuara janë konfiskuar nga ana e policisë në aeroport./GazetaSinjali/