Policia e Kosovës ka arrestuar një serbe e cila përmes rrugëve alternative ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Kosovë.
E njëjta pas kontrollit mjekësor për COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë , pasi që e njëjta përmes rrugëve alternative ka kaluar ilegalisht kufirin R. Serbisë –R. Kosovës. E njëjta pas kontrollit mjekësor të virusit COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/