image Policia shoqëron në stacion një femër nga Kuvendi i Kosovës

Kosovë

Policia/ Policia shoqëron në stacion një femër nga Kuvendi i Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka shoqëruar një femër, nënpunëse në Kuvendin e Kosovës ku momentalisht po mbahet seanca për votimin e qeverisë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e shoqëruara kishte pasur probleme familjare.

 “Policia e Kosovës ka shoqëruar një femër në stacion policor lidhur me dyshimet rreth një rasti që ndërlidhet më çështje familjare. Shoqërimi i saj nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet në Kuvend.”, ka thënë Baki Kelani për Gazetën Sinjali.

Sipas policisë, arrestimi nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet e fundit në Kuvend. /Gazeta Sinjali/