Një burrë ra në pranga të Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se ngacmoi një burrë tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tij u bë mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00, në Pejë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ngacmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/