Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar sot në Prishtinë, një 54-vjeçar të dyshuar për veprat penale “Shmangie nga Tatimi” dhe “Dokumentet e rrejshme lidhur me Tatimin”, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës.
54-vjeçari, i cili është pronari i një firme, dyshohet se ka kryer transaksione me fatura fiktive.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/