Një 83 vjeçar dje ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë, komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me rastin, Policia sot ka arritur të identifikoj të dyshuarit, shtetas serb i moshës 61-vjeçare.
Te i dyshuari me inicialet S.N. janë gjetur dhe konfiskuar mjetet në vlerë prej 3 mijë eurove si dhe i është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë.
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit.
Prokurori i shtetit është njoftuar me rastin dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal “vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”.