Dje një vajzë në Drenas kishte raportuar në polici se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, ndërsa Sinjali ka mësuar se sot është arrestuar i dyshuari.
Burimet e Sinjali brenda Policisë kanë njoftuar se i dyshuari është 47-vjeçar me inicialet B.E.
Sipas Policisë, 47-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.
“NGACMIM SEKSUAL Gllogoc, 16.12.2021 – 11:37. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori .Njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit dhe janë duke hetuar rastin“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.