Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet A.M., 27-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se është i përfshirë në së paku 8 vepra për vjedhje dhe asgjësim pasurie, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, i dyshuari këto vepra penale i ka kryer në qytetin e Fushë Kosovës, përgjatë muajit nëntor.
Policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./GazetaSinjali/