Një 22 vjeçar me inicialet B.K., është arrestuar sot në fshatin Dubravë të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.
22-vjeçari i cili po kërkohej nga Policia, u arrestua në shtëpinë e tij, rreth orës 18:40.
Policia bën të ditur se i njëjti është i dënuar me 6 muaj burgim për një rast të vjedhjes.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘Vjedhje’ me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /GazetaSinjali/