Policia e Kosovës e ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet E.G., në rrugën “Wesley Clark” në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se gjatë kontrolli të realizuar në çantën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:
- Tridhjetë e një (31) qese të vogla të mbështjella me folje alumini, ku dyshohet të jenë me substancë narkotike Marihuanë, me sasi 34.8 gram.
- Tetëdhjetë e tetë (88) €uro para të gatshme;
- Një (1) telefon Iphone X;
- Një (1) brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm (ngjyrë e zezë dhe metalike);
- Një (1) pako cigare;
- Një (1) parfum.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ndërsa, është iniciuar rasti për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas Kodit Penal të RKS-së.
20-vjeçari, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësiti anti-drogë në Pejë është duke vazhduar hetimet.
Shënim: Person i apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/