Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë edhe personin e dytë M.G. i cili ka qenë në arrati dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes në bashkëpunim me një person tjetër i cili është arrestuar më herët.
“Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale”, thuhet në raportin e PK-së.
Të dyshuarit, R.SH. 22 vjeçar dhe tani i arrestuari M.G. 20 vjeçar, më datën 17.04.2018, rreth orës 21:00 në Ferizaj, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialën e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur.
“Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë”, përfundon raporti./Gazeta Sinjali/