Një person i moshës 20-vjeçare me inicialet L.J., është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet për posedim të armëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në fshatin Morinë të Gjakovës në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë atematike al-7.62mm, një AK-47 cal-7.62mm, tre karikatorë, 127 copë fishekë cal-7.62mm dhe uniformë ushtarake.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve”.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, 20-vjeçari është dërguar në ndalim për 48 orë./GazetaSinjali/