image Arrestohet nipi i deputetit për tentim vrasje ndaj prokurorit

Rajon

Arrestohet nipi i deputetit për tentim vrasje ndaj prokurorit

news image

Policia ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se është i përfshirë në atentatin e  bërë ndaj  prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Redjan Rraja, i cili ka rënë në pranga e policisë në momentin që po tentonte të largohej jashtë Shqipërisë. bëhet me dije se Redjan Rraja është nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Redjan Rraja, 34-vjeç, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, është arrestuar nga policia si i dyshuar për ngjarjen./Gazeta Sinjali/