image Arrestohet në Serbi një person nga Lipjani, iu gjetën 41 kilogramë marihuanë

Rajon

Arrestohet në Serbi një person nga Lipjani, iu gjetën 41 kilogramë marihuanë

news image

Një person nga Lipjani dyshohet se është arrestuar nga pjesëtarë të policisë në Serbi pasi atij në veturë i janë gjetur rreth 41 kilogramë marihuanë gjatë kalimit në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi MUP-it, ky aksion u realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Kufitare të cilët arrestuan personin me inicialet B.B., nga Lipjani, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “shpërndarje dhe prodhim i paautorizuar i narkotikëve”.

Pas bastisjeve që ishin kryer në furgonin e të arrestuarit me targa të Sllovenisë, atij iu gjetën rreth 41 kilogramë marihuanë të paketuara në 73 pako, raportojnë mediat serbe.

Policia në Serbi nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e personit të arrestuar.

/GazetaSinjali/