Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prizren, Indrit Taullai, i cili dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se kjo ka qenë me kërkesë të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtare në Kosovë ILECU.
“Po sot rreth orës 14:21 minuta në Prizren, është arrestuar personi i dyshuar me inicialet, I.T., i lindur në vitin 1975 dhe që dyshohet për pjesëmarrje në organizata kriminale në Shqipëri”, tha ai.
I njëjti ka hyrë në Kosovë më datë 05 dhjetor 2020.
Ndryshe, Ilir Tullai ishte i dënuar me 25 vite burgim.
Ai ishte pjesë e grupit të ashtuquajtur “Banda e Durrësit”, grup ky që akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale. /Gazeta Sinjali/