Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një 49-vjeçar, me inicialet S.S., i dyshuar për veprat penale “Kansosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tij u bë sot në mesditë nga Policia në Mitrovicë të Jugut.
Zyrtarët policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe kanë sekuestruar armë zjarri dhe municion, për të cilat ai nuk posedonte leje.
“Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente te veprës penale kanosje, hetuesit policorë mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49 vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishekë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë në Mitrovicë të Jugut.
Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për veprat penale “Kanosje” dhe ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’./GazetaSinjali/