image Arrestohet në Madrid i dënuari me 10 vite burg në Shqipëri

Rajon

Shqipëri/ Arrestohet në Madrid i dënuari me 10 vite burg në Shqipëri

news image

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm midis Interpol Tirana dhe Interpol Madrid është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi shqiptar të dënuar me 10 vjet burg.

Luan Bundo, 62-vjeç nga Tirana është shpallur fajtor për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Ai i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.

Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin  M.P., fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e shtetasit të arrestuar drejt Shqipërisë.