Në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm një 22-vjeçar me iniciale M.Z., shtetas i Marokut, ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali se i dyshuari ishte futur me forcë në një market në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
“I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Ahmeti.
Policia njofton se 22-vjeçari nga Maroku është kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale./Gazeta Sinjali/