Policia gjermane ka arrestuar një kosovar sapo ka ateruar në aeroportin e Dusseldorfit.
Një sinjalizues, dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur për Sinjalin se i riu nga Kosova kishte fluturuar nga aeroporti “Adem Jashari” në Sllatinë në orën 12:10 minuta, në linjën e rregullt ajrore, Prishtinë-Dusseldorf, shkruan Sinjali.
Ai po fluturonte me aeroplanin “Orange Fly” derisa akoma pa zbritur nga ky mjet i transportit ajror është arrestuar nga policia gjermane. Duket se policia kishte qenë e njoftuar paraprakisht në pritje të aeroplanit.
Sipas fotove të dërguar në Sinjal, forcat policore gjermane shihen duke e shoqëruar dhe intervistuar të riun kosovar në zyrën e policisë në aeroport.
I arrestuari është E. M. emër i njohur për redaksinë. /Sinjali/