Një 29-vjeçar me inicialet B.B., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, raporton Gazeta Sinjali.
Ai u arrestua në Fushë-Kosovë, pasi që ishte shpallur në kërkim policor për shitblerje të substancave narkotike.
Madje, për këtë vepër 29-vjeçari ishte dënuar me dy vjet e dy muaj burgim.
Policia njofton se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit./GazetaSinjali/