Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngacmim, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara”, ndaj një gruaje, shkruan Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Prishtinë.