image Arrestohet i dyshuari që ia vuri flakën arës së tij në Vushtrri

Siguri

Arrestohet i dyshuari që ia vuri flakën arës së tij në Vushtrri

news image

Një 67-vjeçar me iniciale Z.D., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm – Zjarrvënie”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ia ka vënë zjarrin një hamulloreje në fshatin Gojbulë, sot rreth orës 13:40.

Sipas zyrtarëve policorë që kanë qenë për patrullim rutinor në atë pjesë, 67-vjeçari ia ka vënë flakën arës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

“Pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67 vjeçar shtetas Kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm'”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/