Mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Gurakoc të Istogut janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka arritur që ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/