Policia e Novobërdës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, raporton Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se mbrëmjen e 9 gushtit të këtij viti, rreth orës 20:00, ka sulmuar fizikisht një 23-vjeçar me inicialet N.P.
Atë natë 23-vjeçari ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
I dyshuari, policia njofton se me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/