Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar gazetarin, Visar Dërmakun, i njohur ndryshe si “Gani Gërmia”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull-Shqiptar, me shtetësi Austriake i cili pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K/Shqiptar ishin rrahur në mes veti dhe shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Më tutje bëhet e ditur se të dy personat kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve.
I dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Lajmin për rrahje e ka publikuar vetë gazetari në rrjetin social, Facebook, ku ka shkruar “më i fortë se kurrë”, me mesazhin se nuk do të ndalë punën asnjëherë./Sinjali/