image Arrestohet i dyshuari për falsifikim të parave në Prishtinë, po përgatiste 50 mijë euro fals

Siguri

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të parave në Prishtinë, po përgatiste 50 mijë euro fals

news image

Një person është arrestuar sot në Prishtinë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Policia njofton se më 16 shtator të këtij viti kishte pranuar informacion se i dyshuari është duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme, si: 5, 10 dhe 20 euro.

Policia bën të ditur se i dyshuari me iniciale L.A. po përgatiste 50 mijë euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg.

Lokacioni ku L.A dyshohet se kryente këtë veprimtari është kontrolluar me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës.  

Gjatë realizimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar policia njofton se janë gjetur dhe sekuestruar:

• Një printer së bashku me pesë (5) euro të ngjitura në faqen printuese,
• Gjashtëdhjetë e pesë (65) copa letër A4 me para të falsifikuara në të dy anët,
• Dyqind e dy (202) copa letër A4 me nga pesë (5) euro në të dy anët,
• Katër dhjetë e katër (44) kartëmonedhë nga 20 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• Shtatëdhjetë e katër (74) kartëmonedha nga 10 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• Njëqind e gjashtëdhjetë (160) kartëmonedha nga 5 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,
• Një (1) kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet se është e falsifikuar,
• Foli me shenjë të sigurisë së parave dhe      
• Dy telefona celularë.

“Pas kontrollit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar, në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë”, thuhet në kumtesën e policisë./Gazeta Sinjali/