image Arrestohet i dyshuari për aksidentin me 11 të lënduar në Viti

Siguri

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me 11 të lënduar në Viti

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se dy ditë më parë, rreth orës 19:25, në fshatin Budrikë në Viti, shkaktoi një aksident, si pasojë e të cilit u lënduan 11 persona, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se aksidenti u shkaktua pasi që, tani i arrestuari, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka bërë tejkalim të pa sigurt, duke u ndeshur kështu (ballë për ballë) me një veturë tjetër.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira.

Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor ishin liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që u dërguan për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/