Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arritur që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari, ku vlera në total arrin mbi 7000 euro.
“Personi i dyshuar : F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas kosovar, pas arrestimit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ajo.