image Arrestohen gjashtë persona për sulme fizike

Kosovë

Policia/ Arrestohen gjashtë persona për sulme fizike

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për shkak të sulmeve fizike. Rastet kanë ndodhur në Obiliq, Rahovec, Gllamnik, si dhe në Gllogoc.

Në Obiliq, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje, shkruan Gazeta Sinjali.

Fsh. Babimoc, Obiliq 27.11.2019 – 17:56. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në Rahovec është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

“Rr. “Xhelal Hajda”, Rahovec 28.11.2019 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në fashitin Gllamnik të Podujevës është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Fsh. Gllamnik, Podujevë 28.11.2019 – 00:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka lënduar viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK., ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“.

Kurse, në Gllogoc poashtu një person dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një person, e që për këtë është arrestuar nga policia.

Llapushnik, Gllogoc 27.11.2019 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje“./ Gazeta Sinjali/