Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në orën 11:50 në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit i janë sekuestruar disa libra të cilat do të hetohen nga njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore.
Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në polici rasti është duke u hetuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. /GazetaSinjali/