Dy persona janë shoqëruar për në stacionin policor në Gjakovë, pasi njëri prej tyre kishte kërcënuar tjetrin me pushkë gjysmëautomatike.
Gjatë ditës së djeshme policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar pushkën, një pistoletë me dy fishek dhe pesë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, personi i cili kërcënoi viktimën është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/