Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të kërkuar në rastin “Karaçeva” në Kamenicë, shkruan Gazeta.
Ai dyshohet se ka kryer kontrabandim me mallra në periudhën 2019-2020.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë (NN) 2019 – 2020. Lidhur me rastin, më 16.12.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/