image Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

Siguri

Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan së bashku me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, kanë njoftuar se në vazhdimësinë e hetimeve intensive, sot janë ndaluar dy persona të dyshuar, lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali sot raportoi për ndalimin e SH.I., i dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm.

Ndërkaq, i arrestuari i dytë është B.A., i cili është ndaluar për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

“I dyshuari B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka blerë gjedhe, për të cilat ka pasur dijeni se janë të kontrabanduara. Ndërsa, i dyshuari SH.I., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, pasi në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj”, thuhet në njoftimin për media.

Të dyshuarit B.A., dhe SH.I., me urdhër të prokurores së rastit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Kujtojmë se nga fillimi i këtij aksioni të përbashkët numri i personave të ndaluar ka shkuar në 63. /Gazeta Sinjali/