image Arrestohet edhe kryeshefi i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi

Siguri

Arrestohet edhe kryeshefi i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi

news image

Kryeshefi i Komisionit të Pavarur i Mediave, Luan Latifi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij, por Sinjali merr vesh që njësitë policorë gjenden ende në objektin e KPM-së, ku po intervistohet edhe punonjës të tjerë të këtij komisioni.

Latifi nuk është zyrtari i vetëm i këtij institucioni të pavarur që përfundoi në prangat e policisë.

Gazeta Sinjali sot raportoi edhe për arrestimin e drejtorit të Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave, Arben Bilalli, i dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas dyshimeve fillestare të prokurorisë, Bilalli dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8.000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga ai, se gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

Bilalli ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh.​

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/