Një punonjës nga stafi civil i zyrës ligjore të Policisë së Kosovës në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë) ka përfunduar në prangat e policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se zyrtari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Këto burime kanë bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është shqiptuar masa e suspendimit./Gazeta Sinjali/