Policia e Kosovës ka arrestuar një 35-vjeçar me inicalet R.S., i dyshuar për veprat penale “mashtrim”, “prezantim i rremë” dhe “ngacmim seksual”, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim Prezentim i rrejshëm dy raste Ngacmim Seksual (të raportuara në prill -maj 2020 )dhe një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018. I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.
Për 35-vjeçarin së fundimi është shpërndarë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit alarmohej se i dyshuari po paraqitet si zyrtar i policisë, në mënyrë që të kidnapojë vajzat. /Gazeta Sinjali/
Ky është postimi i plotë që alarmoi vajzat në Prishtinë: