Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka shfrytëzuar djalin e tij për të kërkuar lëmoshë, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se rasti ka ndodhur më datën 7 shkurt, ndërsa arrestimi i babait është bërë dje, rreth orës 17:30.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/